F.B.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi nga gjërat e konfiskuara në një banesë në Mitrovicën e Veriut, pas një aksioni të policisë aty.
Sveçla thotë se ndër të tjera aty u gjetë municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese të improvizuara.
“Në banesë janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poça elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llampë elektrike për laborator, municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese të improvizuara”, shkruan ai në Facebook, transmeton Express.
Ai shprehet se “Veriu po ecën drejt normalitetit” dhe “Serbia nuk do ta cenojë shtetin tonë në asnjë cep të vendit”.