Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me tri ndeshjet e para të javës së 20-të.
Drita – Dukagjini është sfida kryesore e kësaj xhiro, ndeshje kjo që do të gjykohet nga Genc Nuza së bashku me ndihmësit Bujar Selimaj e Granit Hyseni.
Sfida joshëse parashikohet të luhet edhe në Ferizaj, ku skuadra më të njëjët emër do t’i bëj ‘konak’ Prishtinës.
Ndërkaq ndeshje tretë e ditës së sotëm luhet mes Llapit dhe Trepçës ’89, në një sfidë ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Superliga / Java 20-të
Sot takohen:
Drita-Dukagjini
Ferizaj-Prishtina
Llapi-Trepça ‘89
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.