Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me dy duele interesante të javës 33-të.
Sfida kryesore e ditës së sotëm luhet në Klinë, ku Dukagjini pret Malishevën në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Klinasit ndodhen në pozitën e pestë me 41 pikë, derisa skuadra e Bylbyl Sokolit ka dy pikë më pak dhe renditet në vendin e shtatë.
Sfidë tejet e rëndësishme luhet edhe në ‘Riza Lushta’, ku përballen Trepça ’89 dhe Drenica, skuadra këto që ndodhen në zonën e rrezikshme. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Alban Shala.
Superliga / Java e 33-të
Sot takohen:
Dukagjini-Malisheva
Trepça’89-Drenica
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 15:00.