F.B.
Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani është duke shkëlqyer në aventurën e tij të parë evropiane.
Ish-futbollisti i Ballkanit, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua Rapidit të Bukureshtit, ka gjetur sërish rrugën e golit.
Rrahmani pas dygolëshit në debutim, sonte ka shënuar edhe gol edhe në derbin e madh rumun mes Rapidit dhe Dinamos.
Reprezentuesi i Kosovës realizoi nga pika e bardhë në minutën e 35.