Disa persona kanë sulmuar zyrtarët policorë të dielën në Rahovec.
Sipas njoftimit, policët u sulmuan nga të dyshuarit kur po kryenin detyrën zyrtare, ndërsa më pas dy prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor.
Në raportin policor 24-orësh bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.