F.B.
Suhareka e ka nisur me fitore sezonin e ri dhe të parin në histori të këtij klubi.
Skuadra më e re në Kosovë ka triumfuar ndaj Drenicës me rezultat minimal 1-0.
Pasi pjesa e parë përfundoi baras 0-0, në pjesën e dytë vendasit e gjetën golin e fitores.
Ishte sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka që realizoi me kokë për 1-0, pas asistimit nga Liridon Fetahaj.