F.B.
Suhareka ’23 ka regjistruar humbjen e dytë radhazi dhe të katërtën për këtë sezon në Ligën e Parë – Grupi A.
Suharekasit pësuan humbje sot në udhëtim ndaj Drenicës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” përfundoi me rezultatin 3:1. Skuadra nga Skenderaj e fitoi këtë ndeshje me përmbysje, pasi pas pjesës së parë ishte në disavantazh prej një goli.
Kjo ishte edhe humbja e dytë për Suharekën ’23 nën drejtimin e trajnerit Arsim Thaqi, i cili zëvendësoi Granit Begollin javë më parë.