F.B.
Struga po vazhdojnë të shkruajë historinë e klubit.
Ekipi shqiptar, që po merr pjesë për herë të parë në garat evropiane, siguroi sonte kalimin për në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Të përzgjedhurit e Shpëtim Duros triumfuan edhe në ndeshjen e dytë ndaj Buducnostit.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Gradski” përfundoi me rezultatin 3:4. Struga tutje kalon me rezultatin e përgjithshëm 3:5.
Marjan Radeski shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar het-trik (11’, 45’+3, 74’).
Ndërkaq, goli tjetër u shënua nga Besart Ibraimi (66’).
Për ekipin nga Podgorica shënuan Miomir Djurickovic (7’), Vasilije Adzic (45+9’) dhe Petar Sekulovic (82’).
Struga në raundin e tretë do të përballet me Swift Hesperange nga Luksemburgu.