F.B.
Struga ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut triumfoi 3:1 në shtëpi ndaj ekipit nga Luksemburgu, Hesperange.
Ishte dita e Besart Ibraimit i cili realizoi të tre golat për kampionin e Maqedonisë së Veriut.
Fillimisht ai realizoi në minutën e 23-të, kurse në të 40-tën dhe 77-tën ai shënoi nga penalltia.
Mysafirët arritën të shënonin një gol në minutën e 46-të nëpërmjet Stolz.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Luksemburg.