Shumë sportistë e pësuan nga tërmeti i frikshëm që e goditi Turqinë javën e kaluar, në mesin e dhjetëra mijërave të tjerë që përfunduan nën rrënoja.
Sportisti më i famshëm që e pësoi nga kjo fatkeqësi natyrore ishte portieri i Yeni Malatyaspor, që garon në nivelin e dytë të futbollit turk, Ahmet Eyup Turkaslan, shkruajnë mediat turke, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithashtu, në mein e viktimave ishte edhe basketbollistja e Superligës së femrave nga ekipi Cankaya University, Nilay Aydogan.
Po ashtu, edhe futbollistët e ekipit nga nivelet më të ulëta të futbollit turk, Kahramanmaras Istiklal Spor, Burhanettin Sever, Taner Kahriman, Hakan Dogan e Saruhan Bolat e gjetën vdekjen.
Ndër të tjera, pjesëtarët e kërkim shpëtimit nën rrënoja i gjetën edhe trupat e pajetë të lojtarëve të rinj të volejbollit, që vinin nga Qiproja turke.
Çifti trajnerë Betul Coban Cakir e Bedrettin Cakir, si dhe volejbollistët Mehmet Can Agirbas, Murat Cilogullari, Umitcan Dogan, Azat Jumayev e Sevgi Cihangir, vdiqën si rezultat i tërmetit.
Garuesit e sporteve ujore, Mir Berke Mutlu e Halil Ibrahim Elvermez, trajnerja e tenisit Tuba Pidecioglu, dhe lojtarët iranianë të amputuar, Mehdi Seyyidavi, Muhammed Riza Mirahmedi e Hamid Matrudi, po ashtu e humbën jetën nën rrënojat e tërmetit shkatërrues.
Futbollisti i ekipit të Superligës turke, Atakas Hayaspor, ganezi Christian Atsu dhe drejtori sportiv Taner Savut, nuk dihet ende se ku gjenden.
Të dy ishin në Hatay kur ndodhi dizastri, përcjell “Gazeta Express”.
Tërmeti, i cili e kishte epiqendrën në provincën Kahramanmaras, i goditi edhe nëntë provinca të tjera si Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanliurfa.