Sponsori gjeneral i Prince Caffe Superligës ka shpërbyler me aparate të kafes kampionin e Kosovës në basketboll Pejën.
Prince Caffe ka ndarë 35 aparate të kafes për gjithë stafin e Klubit Basketbollistik “Peja” i cili rrëmbeu kupën në basketbollin kosovar për sezonin 2022/23.
Klubi pejan triumfoi pas një finaleje tejet dramatike që nga paslufta.
Në “Minatori”, “Shqiponjat” fituan me rezultat 91:93, dhe me seri 3:2 të finaleve.