Juventusi është i tronditur pas dënimit të rëndë, heqjes së 15 pikëve nga kuota e pikëve, sonte u ballafaqua me Atalantën në Torino, duke luajtur baras (3:3).
Spektakël në Torino, Atalanta i shkakton telashe Juventusit, duke i marrë pikë në kuadër të javës së 18-të të Serie A.
Ndeshje me kthesa në rezultat 0:1, 2:1, 2:3, 3:3 dhe një Atalantë jashtëzakonisht e rrezikshme për “Zonjën e Vjetër”.
Për Juventusin shënuan: Di Maria (25′), Milik (34′), Danilo (65′) dhe për Atalantën realizuan Lookman (4′ e 53′), Maehle (46′).
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u aktivizua nga minuta e 83-të për skuadrën nga Bergamo, Atalanta.
Atalanta është në vend të pestë me 35 pikë dhe Juventusi në të nëntin me 23 pikë.