FB
Kuvendi i Kosovës me fillim nga ora 13:00 sot do të vazhdojë punimet e ndërprera, ku do të diskutohet për punën dy vjeçare të qeverisë së Kosovës.
Puna dy vjeçare e qeverisë e Kosovës, është prezentuar nga kryeministri i Kosovës , Abin Kurti dhe ministrat e tij.
Poashtu në rend dite sot janë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Kosovës Për Akreditim, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policer të Policisë së Kosovës dhe pononjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale, shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit