48 vjeçarja që u vra aksidentalisht të martën pas një konflikti mes dy grupeve në Kolovicë të Prishtinës, do të varroset sot. Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e lagjes “Arbëria”, kanë konfirmuar familjarët e së ndjerës.
48 vjeçare u plagos rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë, në orët e mbrëmjes të së mërkurës.
Siç ka bërë të ditur policia, 48 vjeçarja u qëllua nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe nuk ishte pjesë e palëve të përfshira në rast.
“E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast”, u tha nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit për rastin ku mbeti i vrarë edhe një 30 vjeçar. Të dyshuarit janë Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.