F.B.
Për herë të 34-t, deputetët do të tentojnë sot në orën 10:00 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Deri tash, në vazhdimet e seancës që nuk kanë zgjatur më shumë se 2-3 minuta, nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit dështoi sërish të martën, duke e zgjatur edhe më tej ngërçin institucional në vend.