Në Kosovë sot (e shtunë) parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Dita e diel parashihet të jetë më e ftohtë dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.
Nga reshjet e shiut e mëdha të shiut dhe shtimit të turbullirës, shumë zona të vendit kanë hyrë në reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm.