Instituti Hidrometerologjik njofton se sot (e diel), pritet të mbajë mot i nxehtë dhe me temperatura të ngjashme me ato të ditës së shtunë.
Por, në pjesën e dytë të ditës parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara të shiut.
Sikurse të shtunën, edhe të dielen do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-5m/s.
Temperaturat minimale 8 deri në 10 gradë, maksimalet 20 deri ne 22 gradë Celcius.