E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Sot mbyllet afati për regjistrimin e votuesve në institucione dhe rrethana

1 MUAJ MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se sot, përfundon afati për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione, për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilët nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre më 12 tetor 2025.

KQZ-ja thekson se ky regjistrim përfshin votuesit me zotësi juridike që ndodhen në hospitalizim, shtëpi për të moshuarit, institucione të shëndetit mendor, burgje dhe qendra paraburgimi.

KQZ-ja, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka realizuar evidentimin e këtyre votuesve, të cilët konsiderohen të regjistruar në mënyrë automatike.

“Votuesit që ndodhen në këto institucione mund të regjistrohen gjithashtu edhe individualisht përmes platformës elektronike të KQZ-së, e cila mbetet aktive deri më 7 tetor 2025 në adresën: https://vpnv.kqz-ks.org”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, për votuesit me nevoja të veçanta që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të paaftësisë fizike apo shëndetësore, si dhe për ata në rrethana të veçanta si arresti shtëpiak apo për shkak të masave të sigurisë, regjistrimi vazhdon deri më 7 tetor 2025. Këta votues mund të regjistrohen përmes platformës elektronike ose nëpërmjet Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në komunat përkatëse.

Në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025, KQZ-ja do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Kosovës, të cilët do të shkojnë në adresat e votuesve të regjistruar që nuk mund të paraqiten në vendvotim për të siguruar ushtrimin e të drejtës së tyre të votës.

KQZ fton të gjithë qytetarët që kanë nevoja të veçanta të bëjnë regjistrimin brenda afateve të përcaktuara, për të garantuar pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor.

ADVERTISEMENT

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Elon Musk, personi i parë me pasuri me mbi 500 miliardë dollarë

Elon Musk, personi i parë me pasuri me mbi 500 miliardë dollarë

Related Post

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

2023-03-04
Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

2023-03-01
Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

2024-06-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

6 ORË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

6 ORË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

1 DITE MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

7 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL