F.B.
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot në ora 10:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe shqyrtimin e Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2023 si dhe shqyrtimin dhe miratimi i Draft Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2023, raporton RTKlive.
Mbledhje mban edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në rend dite është miratimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023 si dhe votimi i Raportit vjetor Financiar të RadioTelevizionit të Kosovës për vitin 2022.
Kurse, në orën 11:00 mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ndër pikat e rendit të ditës është edhje shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023.