F.B.
Pasditja e 12 tetorit ka rezervuar një ndeshje futbolli mes Lituanisë dhe Kosovës. Ndeshja e cila pritet të zhvillohet të shtunën në Kaunas e që do të transmetohet drejpërdrejt nga RTK është në kuadër të Nations League, e vefshme për Ligën C, Grupin 2. Ndeshja pritet të fillojë nga ora 15:00.
Deri te kjo ndeshje Kosova vjen nga një fitore prej Qipros, ndërsa Lituania nga një humbje prej Rumanisë, që gjithashtu janë pjesë e grupit.
Aktualisht grupi kryesohet nga Rumania që ka gjashtë pikë. Kosova dhe Qipro kanë nga tri pikë, kurse Lituania nuk ka pikë.
Një ditë para ndeshjes, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda në konferencën për media, është shprehur optimist për fitore ndaj Lituanisë.
I bindur për fitore ka qenë edhe edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Pas ndeshjes me Lituaninë, Kosova kthehet në shtëpi, ku më 15 tetor do të pret Qipron.