F.B.
Sot në orën 18:00 hapet ekspozita ‘’Mbijetesa e sportit të Kosovës 1991-1999’’, ekspozitë kjo që vjen nga gazetari i njohur i sportit Gani Kosumi.
Ekspozita mbahet në ambientet e Atelesë përballë Sallës së Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë .
Në hapjen solemne pritet të marrin pjesë përfaqësues nga MKRS, KOK-u, nga Komuna e Prishtinës, drejtues të federatave sportive, sportistët dhe të tjerët.
Më 31 tetor e 1 nëntor, ekspozita do të jetë e hapur nga ora 10:00- 20:00.
Kjo ekspozitë është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, FFK si dhe nga Pallati i Rinisë.