FB
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO, sot do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën ‘’Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm’’.
Ngjarja do të zhvillohet në parkun e Gërmisë në Prishtinë me çrast do të ketë fjalime me rastin e shënimit të kësaj dite, nga Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Zv. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Zyra e BE- se në Kosovë, Koordinatorja për Zhvillim e OKB – së dhe përfaqësues të denjë të promovimit të vlerave pyjore në Kosovë.