F.B.
Një koncert i veçantë është planifikuar të mbahet sonte nga Sihana Badivuku në violinë e Dhurata Lazo në piano.
Dyshja do të dedikojnë koncertin për fëmijët e tyre në kuadër të Javës së Autizmit, teksa mbrëmjen muzikore e kanë quajtur “Nënat për fëmijët e tyre autik”.
Nga programi i kësaj mbrëmje do të interpretohen veprat nga kompozitorët L.van Beethoven, Rafet Rudi, Cesar Franck dhe kompozitori Rodion Schedrin.
Përndryshe Sihana Badiviku mban epitetin si violinistja virtuoze e Kosovës, karriera e së cilës ka depërtuar edhe në festivale të ndryshme ndërkombëtare, ajo është gjithashtu themeluese e festivalit të parë të muzikës klasike “Kosova Kamer-Fest” dhe udhëheq Fondacionin Muzikor ArsKosova.
Kurse Dhurata Lazo është pianiste e lindur në Gjirokastër, njihet si artiste që promovon muzikën klasike shqiptare dhe pianos Faziol.
Koncerti pritet të filloj nga ora 20:00 në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare.