Një ngjarje aspak normale dhe e pahijshme ka ndodhur në një ndeshje femrash në Kongo.
Lojtaret dhe disa pjestarë të stafit kanë dhunuar gjyqtarin e ndeshjes mes Mazembe dhe Bikiri Lubumbashi.
Lojtaret e Bikira protestuan për një penallti në favor të tyre që nuk u akordua dhe inati i tepërt bëri që ato të kryenin këtë skandal.
Videoja është bërë shumë virale në rrjetet sociale dhe shihet qartë që lojtarët e ndjekin me vrap dhe më pas e bllokojnë arbitrin duke e dhunuar rëndë.