Sigal Prishtina ka mundur kampionin e Kosovës, Golden Eagle Yllin me shifrat 74:54 (21:19, 25:11, 14:14, 14:10), në ndeshjen e fundit të javës së 23-të të Prince Caffe Superligës.
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku mysafirët edhe pse e nisën me 0:5, nuk mund të shkëputeshin në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 21:19. Por, prishtinasit filluan të shkëputen në periudhën e dytë, ku kishin epërsi në 15 pikë, 40:25, madje shkuan në pushim me rezultat të lartë, 46:30.
Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, duke thelluarepërsinë në 21 pikë, 54:33, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 60:44. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë dallim të madh dhe Sigal Prishtina triumfoi me 20 pikë dallim, 74:54.
Më i miri te vendasit ishte Dardan Berisha me 27 pikë, kurse te mysafirët Chris Harris me nëntë pikë e tetë kërcime.
Të dy skuadrat kanë nga 17 fitore e gjashtë humbje.