F.B.
Është shtyrë vizita e delegacionit amerikan me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes, Derek Chollet në Kosovë.
Nga zyra e Presidencës kanë konfirmuar për RTK-në se vizita nuk është anuluar, por vetëm është shtyrë. Këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina ka thënë se kjo shtyrje vjen për vendet e Ballkanit dhe jo specifikisht vetëm për Kosovën.
“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka thënë Kupina për RTK-në.