Shtetet e QUINT-it janë mbledhur në një takim në Bruksel, për të diskutuar për situatën e fundit në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi në orët e para të së dielës, ku mbeti i vdekur një rreshter i policisë dhe u plagos një zyrtar tjetër policor.
Këshilltari i kryeministrit të Italisë, Francesco Talo, ka theksuar se në këtë takim u diskutua mbi dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si forma e vetme për të çuar përpara normalizimin e situatës mes dy Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në rrjetin social ”X”, Talo ka thënë se QUINT-i qëndron pas punës së bërë nga emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
“Dialogu i lehtësuar nga BE është e vetmja rrugë përpara për Serbinë dhe Kosovën, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ecur drejt BE-së. Ne qëndrojmë pas përfaqësuesit të lartë të BE-së, Lajçak. Pata diskutime të shkëlqyera në Bruksel me të dhe kolegët nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës”, ka shkruar Talo.