F.B.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se Sylvinho ka vendosur për listën përfundimtare për “EURO 2024”.
Nga lista prej 27 lojtarëve, sa i kishte në dispozicion për dy ndeshjet miqësore, Sylvinho ka larguar portierin e katërt, Simon Simoni.
Mirëpo, siç bën me dije FSHF-ja, Simon Simoni do të jetë pjesë e kampit shqiptar në Gjermani, përcjellë “Gazeta Express”.
Kjo ishte ftesa e parë për portierin e ri te Shqipëria, mirëpo nuk arriti të marrë asnjë minut të vetëm në dy ndeshjet ndaj Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit.
Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë aventurën evropiane me Italinë më 15 qershor, derisa ndeshjen e dytë e luan më 19 qershor ndaj Kroacisë, teksa atë të tretën më 24 qershor ndaj Spanjës.