F.B.
Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për RTK-në se gjatë natës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut.
Elshani tha se me shumë gjasa bëhet fjalë për shok-bomba, teksa bëri të ditur se nuk ka të lënduar. Ai tha se një veturë e policisë është dëmtuar.
Drejtori Elshani thotë se është hapur një hetim, por ende nuk ka të dyshuar.