Shpat Deda ka qenë mysafiri i radhës në Festivalin e Këngës në RTK.
Ai ka sjellë një prej këngëve ikonike të shkrimtarit, këngëtarit e veprimtarit të çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla.
“Kënga e Bilbilit” ka ardhur e ripërpunuar, e cila në fillim nisi me melodi pianosh. Emocionet u shtuan edhe më shumë në sallë kur Deda u zhvendos te ritmet e kitarës për ta sjellë një version të kompletuar në mënyrë instrumentale.