F.B.
Numri i të vrarëve në Liban nga sulmet ajrore izraelite po rritet.
Ministria libaneze e Shëndetësisë ka njoftuar se 182 persona janë vrarë, derisa mbi 727 tjerë janë të plagosur, transmeton Telegrafi.
Po konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës, në afro një vit përleshje mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite.
IDF-ja izraelite këtë mëngjes ka informuar banorët në jug dhe lindje të Libanit, që të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Megjithatë nuk kaluan shumë minuta dhe sulmet ajrore izraelite filluan mbi pozicionet e Hezbollahut në Liban.