Drejtori i deritanishëm i minierës së Trepçës, Bahri Karaça është shkarkuar nga pozita e drejtorit.
Në pozitën e drejtorit të minierës në Stan Tërg është emëruar, Shyqri Sadiku.
“Sot jam njoftuar se jam emëruar në pozitën e drejtorit të Minierës në Stan Tërg. Jam emërua nga bordi, kam ardh në Stan Tërg për pranim dorëzimin e detyrës ka thënë Sadiku.
Kujtojmë se, dje janë lënduar 13 minatorë në minierën e Trepçës, pas rrjedhjes së acidit sulfurik.