F.B.
Shkallët e lagjes Arbëria në kryeqytet janë veshur me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian, me rastin e Ditës së Evropës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka publikuar një foto nga kjo lagje, derisa ka thënë se rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së është i natyrshëm dhe i pashmangshëm dhe se kjo është simbolika e këtij veprimi.
“Rrugëtimi jonë drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm dhe i pashmangshëm. Në Ditën e Evropës, i veshëm shkallët ikonike të Arbërisë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian si simbol i këtij rrugëtimi”, ka shkruar Rama në Facebook.