E Hëne, Maj 12, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Shifër e frikshme e mjekëve që lanë Kosovën brenda një muaji

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji i ri i pagave, që shënojnë një rritje minimale për stafin shëndetësor nuk ka arritur të bindë mjekët që të mos e lënë Kosovën, për një rroge më të mirë në vendet e huaja. Që nga janari i këtij vitit, 31 mjekë kanë braktisur institucionet shëndetësore.

Vetëm gjatë muajit janar të 2023 janë larguar 24 mjekë kurse që nga fillimi i muajit shkurt 7 mjekë kanë lënë spitalet vendore.

Këto shifrat alarmante i ka bërë të ditur kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Sejdiu tha se mantelbardhët kanë kërkuar kushte më të favorshme në shtetin gjerman.

“31 mjekë gjatë vitit 2023 janë larguar nga puna për të shkuar jashtë vendit. 24 janë larguar në muajin janar, ndërsa 7 për pak ditë të shkurtit”, tha kreu i Odës së Mjekëve.

Kreu i Odës së Mjekëve shtoi se një ndër arsyeje që çojnë profesionistët deri në largimin e vendit është pikërisht paga e ulët.

“Arsyet e mjekëve janë të shumta që po largohen nga vendi i punës për jashtë vendit. Vitin e kaluar përmes një sondazhi kanë qenë kushtet e punës, kualiteti i specializimeve dhe paga por këtë vit ka ndryshuar ky sondash dhe është arsyeja e parë është  mundësia e punësimit e dyta është çështja e pagave dhe e treta kushtet e punës“, ka thënë Sejdiu.

Fenomenin e ikjes së mjekëve jashtë vendit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka quajtur çështje mjaftë brengosëse për qeverinë dhe MSH.

Por, i njëjti mendon se me Ligjin e ri të Pagave punonjëseve shëndetësor janë pikërisht kategoria që kanë përfituar më të shumti.

“Po është e vërtetë, jemi ka përballemi me mungesën e anesteziologëve, jo infermierëve deri në atë shkallë por në anën tjetër po, po na brengos neve si Ministri e Shëndetësisë edhe si Qeveri në total ikja e profesionistëve shëndetësor jashtë vendit. Në këtë drejtim, jemi munduar edhe në raport me koeficientet tani, mendoj që profesionistët shëndetësor kanë përfituar më së shumti nga çdo kategori tjetër”, ka deklaruar ministri pas mbledhjes së qeverisë.

ADVERTISEMENT

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 123-të ka marr vendim që ta caktoj koeficientin e pagave për mbi 82 mijë shërbyes të sektorit publik.

Sipas vendimit, për vitin 2023 vlera e këtij koeficienti është 105 euro, ndërsa për 2024-në pritet të jetë 110 euro.

Bazuar në nivelin e koeficientit mjeku specialist pritet të paguhet 1,260 euro, mjeku i përgjithshëm do të merr pagë bruto prej 777 euro, ndërsa mjeku në specializim do të paguhet me 840 euro.

TË NGJASHME

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

2025-05-09
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

2025-05-09
Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

2025-05-07
Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

2025-05-07
Next Post
Zelensky mbërrin në Parlamentin Evropian

Zelensky mbërrin në Parlamentin Evropian

Related Post

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

2023-03-11
Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

2024-01-05
25 vjet nga Beteja e Koshares

25 vjet nga Beteja e Koshares

2024-04-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

2 DITË MË PARË
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

2 DITË MË PARË
Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

5 DITË MË PARË
Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

5 DITË MË PARË
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

5 DITË MË PARË
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

5 DITË MË PARË
Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

2 JAVË s MË PARË
Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

2 JAVË s MË PARË
Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

3 JAVË s MË PARË
Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL