F.B.
Me moton “Të gjitha rrugët çojnë në Kleçkë”, në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve të UÇK-së dhe ditës së Brigadës 121 “Kumanova” në kompleksin e varrezave në Kleçkë po mbahet tubim përkujtimor.
Manifestimi mbahet në nderim të luftës së drejtë dhe të paepur të luftëtarëve të kësaj brigade të cilat u vunë në mbrojtje të 80 mijë banorëve të strehuar në këto male gjatë gjithë kohës së luftës në vitet 1998- 1999.