Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark, ka njoftuar se më 17 dhjetor EULEX-i u ka dërguar ushqim, veshmbathje si dhe sende higjenike policëve në Jarinjë. Wigemark përmes një cicërime në Twitter tha se ky furnizim erdhi pas kërkesës së policisë së Kosovës.
“Me kërkesë të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e EULEX-it më 17 dhjetor u kanë ofruar zyrtarëve policor të Kosovës në Rudnicë /Jarinjë furnizime esenciale, veshmbathje e mjete higjenike”,ka treguar shefi i EULEX-it.