E Hëne, Qershor 30, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Shefi i CIA papritur në rajon, jozyrtarisht u përcollën mesazhet e vizitës, s’u bë e ditur nëse do të vijë në Kosovë

10 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Papritur, shefi i CIA, William Burns u shfaq të martën në Sarajevë. Ai do të qëndrojë edhe pak në rajon, në vizitën e paparalajmëruar. Nuk dihet nëse do të vijë edhe në Kosovë.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) William Burns zbarkoi të martën pasdite në Sarajevë, në një vizitë befasuese, të paparalajmëruar në rajon. Nuk u bë e ditur nëse do të vijë edhe në Kosovë, por atje ai u takua me drejtorin e Agjencisë boshnjake të Inteligjencës dhe Sigurisë, Almir Xhuvo, anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe me ministrin e Jashtëm boshnjak, Elmedin Konakoviq.

Njeriu që drejton shërbimin inteligjent amerikan qëndroi në kryeqytetin boshnjak vetëm për disa orë, por ardhja e tij u konsiderua shumë domethënëse dhe shumë e rëndësishme, para se gjithash nga aspekti i sigurisë.

Mediumi boshnjak Klix.ba e citoi një zyrtar të qeverisë amerikane që ka thënë se Burns diskutoi tema me interes të përbashkët me zyrtarët që i takoi në Sarajevë

“Kjo përfshin integritetin territorial dhe sovranitetin e BeH. Ata diskutuan gjithashtu retorikën shqetësuese shkëputëse të presidentit të njësisë së Republika Srpska, Milorad Dodik dhe qeverisë së RS”, citohet të ketë thënë ai.

Të rëndësishëm, thelbësor dhe inkurajues e quajti kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Denis Beqiroviq takimin me drejtorin e CIA, William Burns.

“Shpreha mirënjohjen time për William Burns, njeriun e parë të shërbimit inteligjent amerikan, për të gjithë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e një Bosnjë-Hercegovine demokratike dhe multietnike. Me argumente theksova rrezikun anti-Dejton të udhëheqjes së entitetit të BeH-së RS, e cila kërcënon paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon”, tha Beqiroviq.

ADVERTISEMENT

Vizitën e Burns, ai e përshkroi si konfirmim se administrata amerikane po i monitoron intensivisht ngjarjet politike në Bosnjë e Hercegovinë dhe në rajon.

Gazeta boshnjake Avaz shkroi të martën se Burns do ta vazhdojë vizitën e tij në rajon, duke shkuar nga Sarajeva në Beograd.

Ministri i Jashtëm boshnjak Elmedin Konakoviq përmendi edhe dialogun Kosovë – Serbi, pasi u pyet nëse kjo vizitë është një mesazh për fokus e shtuar të SHBA-së në rajon.

“Sigurisht që është. Ata do të shkojnë në disa destinacione të tjera në rajon dhe kjo tregon se ata po e shikojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi, i cili është shumë i rëndësishëm për ne. Është gjithashtu e rëndësishme për ne që të qetësohet dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të qetësohen disa pika të nxehta, t’i drejtohemi ekonomisë dhe ardhmërisë së këtij rajoni, e jo konkurrencës dhe bërtitjes së vazhdueshme mbi faktet historike. Është e sigurt se edhe prania amerikane shkon në atë drejtim – në drejtim të stabilizimit të marrëdhënieve në rajon dhe kthimit në atë që është më e rëndësishme për qytetarët”, tha Konakoviq.

Vizita e Burns në rajon vjen mes shqetësimeve në rritje mbi deklaratat e presidentit pro-rus të Republika Srpska-s, Milorad Dodik, i cili prej kohësh kërkon shkëputjen e këtij entiteti nga Bosnja. Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë sanksionuar atë për dëmtim të Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 e cila i dha fund luftës në Bosnjë.

Perëndimi shqetësohet se Rusia po përpiqet ta destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të rajonit me synimin e krijimit të një vatre të re lufte.

Në Kosovë, ndërkombëtarët ka disa muaj po përpiqen t’ia mbushin mendjen kryeministrit Albin Kurti që ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mos hapet në këtë kohë.

Qeveria e Kosovës po përsërit vazhdimisht se ura do të hapet, ndërsa diplomatët perëndimorë paralajmërojnë “rrezik të njëmendtë” për “dhunë dhe probleme tjera”.

William Burns kishte qenë në Kosovë në vitin 2012 si Zëvendës Sekretari i Shtetit. Kishte pasur një takim me kryeministrin e atëhershëm të vendit, Hashim Thaçi. Shefi i CIA, atëherë kishte theksuar mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së për shtetndërtimin e Kosovës e për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Ai ishte takuar edhe me presidenten Atifete Jahjaga dhe me përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

“Ne ndajmë të njëjtin vizion për vendin tuaj – ta shohim Kosovën që ta marrë vendin e saj të duhur në institucionet Euro-Atlantike, duke përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Europian. Ne do të vazhdojmë të punojmë me udhëheqësit dhe institucionet e Kosovës në përmbushjen e detyrimeve të tyre në mënyrë që t’i japim fund pavarësisë së mbikëqyrur”, deklaronte atëherë Burns.

Diplomati veteran kishte folur edhe “përfitimet e përparimit” përmes dialogut me Serbinë.

“Siç kanë theksuar shumë herë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë europianë, ne po kërkojmë nga të dy palët të jenë fleksibile dhe krijuese për të siguruar që edhe Serbia edhe Kosova janë në gjendje të marrin pjesë në forume rajonale. Të dy palët duhet të gjejnë një formulë me të cilën do të jenë të qetë”, shprehej ai.

Atë kohë, ai e kishte vizituar edhe Bosnjën.

William Burns u emërua në pozicionin e drejtorit të CIA në vitin 2021.

TË NGJASHME

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

2025-06-21
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

2025-06-21
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

2025-06-21
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Next Post
Azemi thotë se mund të ketë greva nga punëtorët teknikë

Azemi thotë se mund të ketë greva nga punëtorët teknikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post

Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik

Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik

2023-02-19
Duka mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

Duka mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

2023-09-26
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

2023-04-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

1 JAVË MË PARË
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

1 JAVË MË PARË
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

1 JAVË MË PARË
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

1 JAVË MË PARË
Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

2 JAVË s MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

1 JAVË MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

1 JAVË MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 JAVË s MË PARË
Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

2 JAVË s MË PARË
Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL