Federata Amerikane e Futbollit është duke e parë Jurgen Klopp si trajnerin ideal për të drejtuar kombëtaren e tyre në Botërorin 2026.
Sipas raportimeve nga mediet amerikane federata amerikane është vënë në lëvizje për të kontaktuar trajnerin gjerman, i cili sapo ka mbyllur aventurën me Liverpool, për ta bindur që të mos e bëjë vitin e pushimit siç kishte deklaruar, por të nisë menjëherë punën me skuadrën e SHBA-ve.
Drejtuesit e federatës amerikane janë të sigurt se kanë ofertën e duhur për ta bindur Klopp që të pranojë propozimin e tyre.
Mbetet për t’u parë nëse trajneri gjerman do ta pranojë ofertën e SHBA-ve, apo do të vazhdojë me planet e tij për të qëndruar një periudhë larg futbollit.