E Shtunë, Maj 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

SHBA sanksionoi Kosovën pasi Kurti s’i dëgjoi këshillat, njoftimi erdhi pas mesnate

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova u përjashtua nga ushtrimi i madh ushtarak, “Defender Europe ’23”, i udhëhequr nga Ushtria Amerikane, e të cilin krerët e shtetit e kishin konsideruar ngjarje historike para disa ditësh. Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier tha se kjo është pasoja e parë, pasi, siç tha ai, kryeministri Albin Kurti injoroi kërkesat e Washingtonit për shtensionimin e situatës. Të premten, për shkak të ngjarjeve në veri të vendit, Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëroi pasoja në marrëdhëniet dypalëshe.

Kosovës i ka ardhur ndëshkimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëroi pasoja në marrëdhëniet dypalëshe kur Qeveria vendosi t’i fusë me Polici kryetarët e rinj shqiptarë në katër komunat veriore të vendit.

Sot rreth orës 04:00 të mëgjesit, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se “për shkak të situatës në veri të vendit”, ishte anuluar aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23””.

Ministria e kishte përgatitur organizimin e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në Ballkan, “Defender Europe ’23”, i planifikuar të mbahej në orën 11:00 në Babaj të Bokës në Gjakovë.

I ngarkuar në këmbësorinë nga Korpusi i Trajnimit të Oficerëve Rezervë, Cavoli kishte shërbyer edhe në luftën në Afganistan.

ADVERTISEMENT

Ai e kishte marrë komandën e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Europë në një ceremoni më 18 janar 2018 pasi ishte konfirmuar nga Senati për gradim në gjeneral-lejtnant më 20 dhjetor 2017.

Çka është “Defender Europe”, ngjarja nga e cila u përjashtua Kosova?

Manovra e NATO-s “Defender” përbën njërin nga ushtrimet më të mëdha fushore amerikane në Europë në të paktën 25 vjetët e fundit.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më 21 maj, u mbajt ceremonia e hapjes së stërvitjeve ushtarake të ushtrisë amerikane dhe NATO-s, “Defender Europe 2023”.

Deri më 2 qershor, Kosova do të ishte nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe”, që do të mbahej në Babaj të Bokës të Gjakovës. FSK radhitej e katërta në këtë ushtrim në mesin e 25 ushtrive pjesëmarrëse sa i përket numrit të personelit që do të merrte pjesë. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit Kosova parashihej të kishte trefishin e numrit të ushtarëve që do të merrnin pjesë në stërvitjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Vjosa Osmani, duke folur në ceremoninë e nisjes së këtij ushtrimi të madh ushtarak, kishte thënë atë ditë se kjo përbënte diçka historike për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin europian, për Forcën tonë të Sigurisë”, shprehej Osmani.

Presidentja theksonte se objektivi kryesor i ushtrimit “Defender Europe ’23” është “që ta shfaqë aftësinë ushtarake dhe luftarake të Shteteve të Bashkuara dhe forcave aleateve kundër agresorëve të mundshëm dhe për t’i siguruar aleatët dhe partnerët europianë se kontinenti është i sigurt nga sulmet e mundshme”.

Në ceremoninë e hapjes ku kishte marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier dhe figura të tjera publike, kryeministri Albin Kurti e kishte vlerësuar këtë ushtrim si “ngjarja me e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur në Kosovë”.

“Republika jonë sot është e nderuar që për herë të dytë është vend nikoqir i ushtrimit që shtrihet prej zonës së Mesdheut e deri në kufijtë lindorë të kontinentit tonë. Mbi 1300 ushtarakë të forcave tona do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake në krahë të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shprehej Kurti, duke theksuar se “përgatitja për t’u përballur me kërcënimet e njohura si dhe ato të paparashikueshme është e domosdoshme, ashtu siç është e domosdoshme rritja e ndërveprimit dhe ngritja e gatishmërisë luftarake”.

Stërvitjet e koduara “Defender Europe” janë stërvitje vjetore shumëkombëshe të udhëhequra nga SHBA dhe NATO. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe fokusohet në parandalimin e agresionit. Një stërvitje e tillë ishte mbajtur në vitin 2021, në disa vende të Evropës si në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Estoni, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Maqedoni të Veriut dhe Rumani.

Presidentja Vjosa Osmani kishte planifikuar që pak pas drekës t’iu adresohej ushtarakëve të “Defender Europe ’23”.

Por ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka treguar tash se kjo është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës që refuzoi t’i dëgjonte thirrjet e Washingtonit për shtensionimin e situatës në veri.

“Për Kosovën këto stërvitje kanë përfunduar”, tha Hovenier.

“Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Prandaj, ne po shqyrtojmë se çfarë do të jenë veprimet tona të tjera”, tha ai.

Kush është gjenerali amerikan që e mori vendimin

Siç tha ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, vendimi për përjashtimin e Kosovës nga këto stërvitje u mor gjatë natës nga komandanti amerikan për Europën.

Christopher G. Cavoli është gjenerali i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara që shërben si komandant i Komandës Europiane të SHBA-së nga 1 korriku 2022 dhe Komandant Suprem i Aleatëve për Europë që nga 4 korriku 2022. Është ai që ka marrë vendim që ta përjashtojë Kosovën nga kjo ngjarje e rëndësishme.

TË NGJASHME

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

2025-05-09
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

2025-05-09
Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

2025-05-07
Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

2025-05-07
Next Post
Haradinaj: Alarm përjashtimi i Kosovës nga “Defender 2023″

Haradinaj: Alarm përjashtimi i Kosovës nga “Defender 2023"

Related Post

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

2023-03-11
Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

2024-01-05
25 vjet nga Beteja e Koshares

25 vjet nga Beteja e Koshares

2024-04-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

21 ORË MË PARË
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

21 ORË MË PARË
Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

3 DITË MË PARË
Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

3 DITË MË PARË
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

3 DITË MË PARË
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

3 DITË MË PARË
Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

2 JAVË s MË PARË
Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

2 JAVË s MË PARË
Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

3 JAVË s MË PARË
Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL