E Merkurë , Korrik 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

SHBA-ja ia tërheq vërejtjen Kurtit për “masat e sigurisë”, kryeministri e mban në fuqi vendimin e qershorit

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkak të një vendimi të Qeverisë të cilin kryeministri Albin Kurti e quan “masë të sigurisë”, ai sot mori vërejtje nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti e quan masë të sigurisë dhe jo masë ekonomike një vendim të marrë në mes të qershorit, pas së cilit mallrat serbe u ndaluan të hynin në Kosovë. Për vendimin s’kishte pasur njoftim zyrtar.

Vendimi që ishte marrë pasi forcat serbe i kishin kapur tre policë kufitarë në territorin e Kosovës dhe i kishin dërguar në paraburgim.

Kurti do të njoftonte se institucionet e sigurisë i kishin rritur kontrollet kufitare me Serbinë, në përgjigje të situatës së krijuar atëherë, ndërsa mohonte se kishte ndalim të mallrave nga Serbia.

“Masa tona nuk janë ekonomike apo tregtare, por janë masa të sigurisë”, pati thënë shefi i Qeverisë.

Para dhjetë ditësh, Radio Evropa e Lirë raportoi se Mitrovica e Veriut ka mbetur pa mallra serbe për herë të parë pas luftës dhe se mungesa e këtyre mallrave po vërehej edhe në komunat tjera të Kosovës.

Vërejtja e amerikanëve

Pasi serbët u ankuan se ka pothuajse dy muaj që Qeveria e Kosovës i ka lënë pa mallra serbe, një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë i ka thënë portalit “Kosovo Online” se meqë Kosova dhe Serbia përpiqen për integrim europian, duhet të ndërmarrin veprime “që promovojnë më tej qarkullimin e lirë të mallrave përtej kufijve të saj, jo veprime që e pengojnë atë”.

ADVERTISEMENT

“Siç thamë edhe më herët, ne mbështesim iniciativat që mundësojnë qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, duke forcuar sundimin e ligjit në të gjithë rajonin. Pasi që Kosova dhe Serbia përpiqen për integrim europian, të dyja vendet duhet të ndërmarrin veprime që promovojnë më tej qarkullimin e lirë të mallrave përmes kufirit të tyre dhe jo veprimet që e pengojnë atë”, ka thënë një zëdhënëses i Ambasadës.

Ambasada e SHBA-së ka rikujtuar edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken pas bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 26 qershor, duke i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i shmangin veprimet që mund të interpretohen si përshkallëzuese dhe të kthehen menjëherë në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian.

“Siç kemi thënë prej disa kohësh dhe siç ka thënë Sekretari Blinken pas bisedës me Kryeministrin Kurti më 26 qershor, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i de-përshkallëzojnë tensionet, t’i shmangin veprimet që mund të interpretohen si përshkallëzuese dhe menjëherë t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Presim që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e tyre nga Marrëveshja e Ohrit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka qartësuar se vendimi i Qeverisë nuk vlen për lëndën e parë dhe gjysmë-produktet. Ai parasheh se nëse ky vendim vazhdon të mbetet në fuqi, atëherë bizneset do të dëmtoheshin në aspekt afatmesëm dhe afatgjatë për shkak të kostos më të lartë që sjell importimi i mallrave nga vendet më të largëta. Kjo, sipas tij, pritet të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve të atyre mallrave.

Serbia është në top 5 shtetet nga të cilat Kosova importon më së shumti mallra.

Mallra në vlerë prej 372 milionë eurosh kanë hyrë nga Serbia në Kosovë vetëm gjatë vitit të kaluar. Ndërkaq Kosova ka shitur në Serbi mallra në vlerë prej rreth 62 milionë euro.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në qershor të vitit 2022, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej 33 milionë e 757 mijë euro. Në periudhën e njëjtë të vitit 2023, importet nga Serbia janë në vlerën e 13 milionë e 255 mijë eurove./Gazeta Express/

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Struga e fiton ndeshjen e parë, play-offi shumë afër

Struga e fiton ndeshjen e parë, play-offi shumë afër

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

6 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

6 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

6 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

6 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

6 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 JAVË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL