E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai.

Megjithatë, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese.

Zyrtari i lartë amerikan u pyet nëse SHBA-ja ka dijeni nëse Serbia dhe Rusia janë të përfshira në sulmin në Banjskë dhe për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Beogradit.

Ai tha se hetimet për këtë po vazhdojnë dhe “duam që Serbia të marrë pjesë në hetime”.

Kirby theksoi sulmi kishte “një nivel të lartë të sofistikimit”, duke shtuar se nuk duket se “kishte një grup personash që u mblodhën dhe vendosën ta bënin këtë [sulmin]”.

Ai tha se është shqetësues armët që janë gjetur pas incidentit, që tha se janë të nivelit ushtarak, përfshirë granatahedhës dhe armë të tjera.

Kirby tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet, raporton REL.

Kirby tha se incidentet e dhunshme, sikurse ai i majit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe ai në Banjskë, paraqesin rrezik jo vetëm për personelin e sigurisë së Kosovës, por edhe të NATO-s.

“Ky cikël shqetësues i dhunës është përkeqësuar”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më herët ka kërkuar që autorët e krimit të “mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”.

Vuçiq, ndërkaq, më herët tha se Blinken ka paralajmëruar masa ndaj Serbisë.

Kosova ka thënë se rreth 30 sulmues të maskuar dhe armatosur kanë sulmuar Policinë në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

ADVERTISEMENT

Gjatë përleshjeve të grupit të armatosur me Policinë në manastirin e Banjskës, kanë mbetur të vrarë edhe tre sulmues.

Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për Serbinë, lidhur me rolin e saj në këtë sulm.

Më 29 shtator, Millan Radoiçiq, që tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – përmes avokatit të tij e pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Më herët, autoritetet në Kosovë kanë publikuar dëshmi, sikurse një video të incizuar me dron, ku shihej Radoiçiqi i armatosur dhe i veshur me uniformë në Banjskë.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Shqetësimi i SHBA-së për shtimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, reagon presidentja Osmani

Shqetësimi i SHBA-së për shtimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, reagon presidentja Osmani

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 ORË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 ORË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 ORË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

5 ORË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

6 ORË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2 ORË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2 ORË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

3 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

1 DITE MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 DITE MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL