Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka vendosur për shtrenjtim të çmimit të rrymës. Ky shtrenjtim do të jetë për 14 për qind, kurse tarifat e reja të energjisë do të aplikohen nga data 1 prill.
Ish-ministri i ekonomisë, Haki Shatri tha se nuk ka qenë e nevojshme që çmimi i rrymës të rritet dhe se kjo do të prek shumë qyetetarët e vendit.
“Nuk pasur nevojë, ne nuk kemi më import, Kosova tash e tutje do të pëmbush nevojat e veta për rrymë, për disa muaj”, tha ai një intervistë për RTK.
Sipas tij, kostoja e prodhimit të energjisë në Kosovës, prej 30 euro megavat është e favorshme dhe për këtë nuk ka nevojë të rritet çmimi.
Shatri kritikoi edhe politikat e qeverisë së Kosovës, karshi politikave ekonomike, duke i cilësuar ato si të gabuara.