Ish sekretari i përgjithshëm i Komiteti Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, tregon se a duhet apo jo të futet në proces licencimi i KOK-ut nga ana e komisionit për licencim e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
Ditëve të fundit, disa thonë se edhe KOK-u duhet të futet në proces për licencim, por Haxhijaj e sqaron këtë punë mirë dhe sipas tij, KOK-u është i paprekshëm.
“Komiteti Olimpik nuk bënë me u licencu, ai është entiteti me i madh sportiv në Kosovë
Karta Olimpike është ajo që e definon statusin e KOK-ut, pastaj as Ligji i sportit nuk e parasheh një gjë të tillë, e as nuk bënë me u parapa çështja e licencimit për KOK as në të ardhmen.
Thjeshtë KOK duhet të mbetet ashtu siç është”, thotë Haxhijaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.