F.B.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini u prit nga kryetari i Odës Ekonomike të Bursës BTSO İbrahim Burkay.
“Kosova është një vend i sigurt për investitorët dhe më shumë potencial bashkëpunues për bizneset e Turqisë. Bizneset e juaja janë në Kosovë shumë mire të pozicionuara si në sektorin prodhuese, ndërtues,tregtarë, shërbyes ashtu edhe në sektorin infrastrukturë dhe financiare, ku janë liderë me shërbimet e tyre që i afrojnë bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës tha Shahini.
Ibrahim Burkay kryetar i BTSO tha se janë shumë të interesuar për Kosovën dhe Ballkanin si treg i rëndësishme për bizneset nga Turqia.
“Ne po fillojmë një fazë të re për investimet e Bizneseve jashtë shtetit të Turqisë dhe për këtë kanë mbështetje edhe shtetërore të çdo operatorëve ekonomikë turk që ka projekte për zgjerimin e aktiviteteve zhvillimore prodhuese dhe tregtare jashtë vendit tonë”, tha ai.
Bursa Ticaret ve Sanayi Odası dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve do t’i koordinojnë angazhimet e veta të përbashkëta në të ardhmen në të mirë të zhvillimit të bizneseve të Kosovës dhe të Turqisë u tha në fund të takimit në mes të Shahini dhe Burkay.