E Enjte, Gusht 28, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Serbia diçka, ne diçka”, Bislimi tregon fazat e finalizimit të Asociacionit në këmbim të njohjes de-facto

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bilsimi, që kryeministri Albin Kurti ia ka besuar negociatat me Serbinë, në një intervistë për Radio Gorazhdevcin ka folur në detaje për atë se ku ka mbetur dialogu me Serbinë aktualisht dhe si do të procedohet me implementimin e marrëveshjeve, shkruan Gazeta Express

Bislimi ka thënë se tashmë ka mbetur që palët të pajtohen për sekuencimin, dhe për këtë sekuencim duhet bazuar në dy parimet, që duhet bërë diçka për të marrë diçka në këmbim dhe se çdo gjë që ndodhet në dokumentin bazik duhet të reflektohet në implementimin e planit të sekuencimit.

Bislimi ka thënë se Miroslav Lajcak është duke zhvilluar disa propozime për këtë dhe se palët po negociojnë për ato propozime.

ADVERTISEMENT

Duke folur për Asociacionin, Bislimi ka potencuar se ndodhet në Nenin 10, dhe në momentin që palët do të pajtohen për sekuencimin, atëherë lind përgjegjësia dhe obligimi për fillimin e implementimit.

Kryenegociatori Bislimi ka theksuar se implementimi do të bëhet në atë mënyrë që në secilën prej 4 fazave të themelimit të Asociacionit, Serbia duhet të kryejë obligimet e saj në drejtim të njohjes de-facto, raporton Express.

Zëvendëskryeministri ka thënë se në momentin që Kosova është gati për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe apo sido që do të quhet, Serbia duhet ta kompletojë njohjen de-facto.

Duke folur për hapat e parë, Bislimi ka thënë se Serbia duhet të njohë pasaportat e Kosovës dhe të gjithë dokumentet që lëshohen nga Republika e Kosovës. Një gjë e tillë duhet të ndodh në momentin që institucionet e Kosovës e miratojnë Draft-Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ajo çfarë ka mbetur është që ne të pajtohemi për sekuencimin. Për këtë sekuencimi janë 2 apo 3 parime udhëzuese. I pari, ju duhet të bëni diçka në mënyrë që të merrni diçka. I dyti është që çdo gjë që është në dokumentin bazik duhet të reflektohet në implementimin e sekuencimit. Bazuar në këtë z. Lajcak është duke zhvilluar disa propozime dhe ne jemi duke negociuar për ato propozime. Asociacioni është pjesë e Nenit 10, në momentin që pajtohemi për sekuencimin, atëherë palët janë të obliguara të fillojnë implementimin. Me këtë implementim, procesi është vendosur në atë mënyrë që në secilën fazë të punës me Asociacionin, faza e parë është miratimi i draft-statutit, e dyta është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pastaj vendimi i Qeverisë dhe i katërti element është themelimi. Në këto 4 faza, Serbia duhet të kryejë obligimet në drejtim të njohjes de-facto. 

Në momentin që jemi gati ta themelojmë trupën e quajtur Asociacion apo çfarëdo emri që i vendosim sepse Asociacioni nuk është një markë tregtare, Serbia duhet ta kompletojë njohjen de-facto. Ky është pozicioni i të gjithëve përfshirë Serbinë. Çfarë thonë ata publikisht është për konsum të brendshëm, por në Bruksel thonë që ne do ta njohim Kosovën de-facto. Në perspektivën e tyre, zhvillimi i parë apo vendimi i parë që duhet të bëjnë është që të njohin pasaportat, letërnjoftimet, certifikatat e lindjes, të gjitha dokumentet që lëshojnë institucionet e Kosovës. Ata duhet t’i njohin në momentin që institucionet e Kosovës miratojnë dokumentin e Draft-Statutit”, ka thënë numri dy i Qeverisë së Kosovës.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Shkuarja e mërgimtarëve, pritjet për të dalë nga Merdara deri në 2 orë e gjysmë

Shkuarja e mërgimtarëve, pritjet për të dalë nga Merdara deri në 2 orë e gjysmë

Related Post

Young Boys barazon në Champions League, Imeri ndëshkohet me karton të verdhë

Young Boys barazon në Champions League, Imeri ndëshkohet me karton të verdhë

2023-08-23
Autoritetet serbë arrestojnë dy kosovarë në Merdare, thonë se kishin ‘arsenal’ armësh në veturën me targa RKS

Autoritetet serbë arrestojnë dy kosovarë në Merdare, thonë se kishin ‘arsenal’ armësh në veturën me targa RKS

2024-01-06
PSV bën përmbysjen e madhe, fundos Sevillën

PSV bën përmbysjen e madhe, fundos Sevillën

2023-11-29

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2 MUAJs MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2 MUAJs MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2 MUAJs MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2 MUAJs MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

2 MUAJs MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 MUAJs MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 MUAJs MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 MUAJs MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 MUAJs MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL