E Martë, Korrik 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Selimi: Dallimet tona politike nuk mund të përdorën kundër nesh si fakte juridike, jemi bashkëluftëtarë

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Rexhep Selimi ka marrë fjalën në seancën e sotme të gjykimit ku përsëriti se është i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ai tha se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia, duke shtuar se dallimet politike me të akuzuarit e tjerë s’duhet të shërbejnë si fakte juridike.

“Gjithmonë kam thënë dhe e përsëris. Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Dallimet dhe opinionet mes nesh nuk duhet të përdorën si fakte juridike, e po ashtu kundër neve të bashkakuzuarve.  Kam shumë besim se të gjithë së bashku do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së se jemi të pafajshëm. Unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi”.

Selimi tha se në atë kohë donin që UÇK-ja të ishte një ushtri e armatosur mirë dhe e organizuar, por se këtë s’arritën ta bëjnë.

“Ishim të dobët, të paunifromuar dhe të paorganizuar. Mbetem luftëtarë pa komandant [Adem Jashari]. Disa ranë duke luftuar, e disa e mbijetuam luftën deri në përfundimin e saj. Donim ta kishim një ushtri të armatosur mirë, donim, por s’mundëm. Donim ta mundnim Serbinë, por s’mundëm pa ndihmën e shteteve tjera. U munduam për ta bërë këtë për të mbijetuar në vendin ku kishim lindur.  S’kishim kazerma, por kishim shtëpi të familjeve. S’kishim akademi ushtarake. S’kishim uniforma. Disa i blenim disa i ngjyrosim vetë që të dukeshim si ushtarë. Rrobat e punëtorëve që të dukeshin si rroba të ushtarëve”.

Selimi tha se UÇK-ja nuk i ishte përgjigjur Serbisë në të njëjtën mënyrë siç ajo kishte bërë në Kosovë, derisa shtoi se luftën nuk do ta zgjedhte as si profesion as si pasion, por i erdhi e imponuar pas brutalitetit serb mbi shqiptarë.

“Lufta s’është e mirë asnjëherë e as për askënd”.

Në dhomën e gjykimit, Selimi foli edhe për rininë e tij dhe vendimin që mori për t’iu bashkuar UÇK-së.

“Në fillim të viteve 90-ta, isha student i letërsisë në Universitetin e Prishtinës. U përshkallëzua dhuna, më kujtohet kur na dëbuan nga konviktet. Shiheshin atublinda duke nxjerrë studentë shqiptarë jashtë. Shqiptarët u larguan nga puna, s’kishte më as policë shqiptarë, as mjekë, as nëpunës. Të rinjtë s’mund të luanin as futboll, u mbyll TV i vetëm dhe gazetat. Dhuna ndaj shqiptarëve përshkallëzohej”.

Selimi përmendi edhe një shok të tij që Serbia e kishte marrë dhunshëm në ushtrinë jugosllave.

ADVERTISEMENT

“Jetullah Deskun e dërguan në shërbim ushtarak dhe e kthyen në arkivol duke thënë se e ka vrarë veten”, tha Selimi, duke përmendur edhe rastin e helmimeve të nxënësve shqiptarë.

“Isha në moshën e adoleshencës kur vijoja mësimet në Klinë në shkollën “Lugj Gurakuqi”, që Serbia ia ndërroi emrin dhunshëm. Filluan t’i helmonin nxënësit e shkollës sime, mund t’i gjeni ato fotografi. I shihja moshatarët duke vuajtur dhe nxjerr shkumë nga goja. Ky gjah vazhdonte pa ndalë si presion sistematik që t’i bëjnë ata ta lëshojnë Kosovën. Shumë bashkëmoshatarë u detyruan ta braktisin Kosovën. Në atë kohë kisha dy opsione. Të qëndroja dhe të prisja që të helmohesha, të dërgohesha me dhunë në ushtrinë vrastare të Serbisë, apo ta lëshoja Kosovën dhe t’i bashkohesha familjes në mërgim. Në mes këtyre dy opsioneve, zgjodha një rrugë të tretë. Unë iu bashkova një familje më të madhe, familjes Jashari në Prekaz. Lash ëndrrat e mira të rinisë, lash studimin e letërsisë dhe u bëra pjesë e UÇK-së.

Selimi tha se atëherë UÇK në atë kohë e kishte emrin ushtri, por s’numëronte shumë njerëz.

“Të ishe pjesë e UÇK-së do të thotë të ishe armik i Serbisë, mund të vriteshe apo e pakta të arrestoheshe, siç u arrestua vëllai im apo shoku im që e mbytën në dhomat e hetimit në Prishtinë. Isha i kërkuar nga Serbia, më ndiqnin për arrest apo për të më vrarë”.

Selimi foli edhe për qëndrimin e tij në familjen Jashari para se ajo të sulmohej nga forcat serbe.

“Prej asaj kohe qëndroja me familjen Jashari, qëndroja me Ademin, Hamzën e fëmijët. Këta emra fëmijësh u vranë pastaj nga një sulm i policisë serbe mbi familjen Jashari.  Në ditën e sulmit s’ndodha aty, prandaj jam gjallë”.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti mban veturën për të cilën po dyshohet për dallavere në FFK

Drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti mban veturën për të cilën po dyshohet për dallavere në FFK

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

4 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

4 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

4 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

4 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

5 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

7 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

7 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL