E Premte, Korrik 4, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Sanksionet amerikane, LDK: Kosova s’është gjendur në një pozicion të tillë asnjëherë

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi ushtarak “Defender Europe” që ka ardhur si rezultat i padëgjueshmërisë së Qeverisë Kurit ndaj kërkesave të SHBA-së për ngjarjet në veri të vendit.

LDK thotë se Qeveria e Kosovës nga përplasja me grupet kriminale në veri po përfundon në përplasje me Perëndimin dhe kështu po bie në grackën e Serbisë.

Sipas partisë që drejton Abdixhiku, Kosova s’është gjendur në një pozicion të tillë asnjëherë.

“Nga përplasja me grupet kriminale në veri, Qeveria e Kosovës po përfundon në përplasje me vetë Perëndimin, duke rënë kështu në grackën e Serbisë. Reagimet e shteteve mike, kundër institucioneve të Kosovës, reagimet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, BE-së e vet NATO-s, dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik në të cilin gjendet Kosova. Në një pozicion të tillë Kosova nuk është gjendur asnjëherë më parë”, thuhet në reagim.

ADVERTISEMENT

Reagimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim gjithë ngjarjet e ditëve të fundit në veri të vendit.

Sulmet e bandave kriminale të drejtuara ndaj Policisë së Kosovës, gazetarëve raportues e ushtarëve paqëruajtës të KFOR-it tregojnë qartazi tendencat destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, institucioneve tona e vet trupave të NATO-s me mision në Kosovë.

Këto tendenca e këto veprime kanë qenë gjithmonë të njohura për Republikën e Kosovës.

Por e panjohur, zhgënjyese dhe së këndejmi e rrezikshme e me pasoja afatgjata për vet shtetin tonë, mbetet qasja e Kryeministrit, Qeverisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera drejtuese në raport me aleatët historikë të Republikës së Kosovës në trajtimin e këtij provokimi në Veri. Mungesa e koordinimit të ngushtë për ndërmarrjen e hapave politik në bashkërendim me shtetet mike, në veçanti në fushën e sigurisë, e ka vënë shtetin tonë, si rrallëherë më parë, në përplasje të hapur me aleatët më të mëdhenj.

Nga përplasja me grupet kriminale në veri, Qeveria e Kosovës po përfundon në përplasje me vetë Perëndimin, duke rënë kështu në grackën e Serbisë. Reagimet e shteteve mike, kundër institucioneve të Kosovës, reagimet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, BE-së e vet NATO-s, dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik në të cilin gjendet Kosova. Në një pozicion të tillë Kosova nuk është gjendur asnjëherë më parë.

LDK-ja i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që në këto momente kritike për vendin dhe të ardhmen euroatlantike të zgjedhë maturinë politike para popullizmit afatshkurtër. Në vend të euforisë së grupeve partiake të zgjedhë rrugëtimin e vendosur euroatlantik të shtetit bashkë me aleatët. Arritjet historike të Kosovës, nga angazhimi ynë për liri, pavarësi e demokraci e deri tek përpjekjet e deritanishme për forcimin e shtetit, kanë shenjën e koordinimit dhe ecjes së përbashkët me aleatët tanë. Devijimi nga një ecje e tillë është devijim nga vet rrugëtimi euroatlantik, siç dhe është shërbim ndaj vetë kundërshtarit të shtetit tonë.

Përjashtimi i Kosovës nga ‘Defender 2023’ është hap në këtë drejtim.

LDK-ja nuk do të lejojë, për asnjë çmim, asnjë politikan e asnjë Qeveri, të rrezikojë themelet e shtetësisë.

TË NGJASHME

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

2025-07-03
PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e shkeljeve në seancën konstituive

PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e shkeljeve në seancën konstituive

2025-07-03
Haziri: Për herë të parë po ndodhë që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses

Haziri: Për herë të parë po ndodhë që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses

2025-07-03
Kurti e konfirmon “me zor” pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja Osmani

Kurti e konfirmon “me zor” pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja Osmani

2025-07-01
Next Post
SHBA sanksionoi Kosovën pasi Kurti s’i dëgjoi këshillat, njoftimi erdhi pas mesnate

SHBA sanksionoi Kosovën pasi Kurti s’i dëgjoi këshillat, njoftimi erdhi pas mesnate

Related Post

Inspektimi i ushqimit, mbi 400 mijë kilogramë produkte u asgjësuan nga AUV-i gjatë këtij viti

Inspektimi i ushqimit, mbi 400 mijë kilogramë produkte u asgjësuan nga AUV-i gjatë këtij viti

2024-06-30
Opozita kritikon LVV-në për punësime familjare: Me këtë qeveri ka marr kuptim “neopotizmi”

Opozita kritikon LVV-në për punësime familjare: Me këtë qeveri ka marr kuptim “neopotizmi”

2023-01-29
Gjermani: Vdes 7 vjeçari që u godit nga tramvaji

Gjermani: Vdes 7 vjeçari që u godit nga tramvaji

2024-05-05

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

8 ORË MË PARË
PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e shkeljeve në seancën konstituive

PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e shkeljeve në seancën konstituive

8 ORË MË PARË
Haziri: Për herë të parë po ndodhë që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses

Haziri: Për herë të parë po ndodhë që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses

8 ORË MË PARË
Kurti e konfirmon “me zor” pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja Osmani

Kurti e konfirmon “me zor” pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja Osmani

2 DITË MË PARË
PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

2 JAVË s MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL