F.B.
Mediat në Rumani po raportojnë se për shkak të fushës jo të mirë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshja mund të shtyhet.
Megjithatë, drejtori i kombëtares, Muharrem Sahiti, ka thanë se ndeshja do të zhvillohet sipas orarit.
Kosova përballet me Rumaninë sonte me fillim nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” të mos jetë në gjendjen më të mirë të mundshme.