E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Rusët në alarm: Vuçiq po i hap derën NATO-s, nuk përjashtohet as vendosja e sanksioneve

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita e kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg në Beograd nuk është mirëpritur nga Moska. Pas zërave se Rusia po tenton një front të ri lufte, Sekretari i NATO nisi një tur në rajon duke shkuar te të gjitha vendet që janë të rrezikuara nga ndikimi rus. Por vizita më e bujshme është bërë në Beograd, aty ku 24 vite më parë NATO nisi një sulm bombardimi në Serbi.

Stoltenberg dhe Vuiçiç biseduan mbi mundësinë që ushtria serbe të bëhet pjesë e stërvitjeve të NATO dhe kjo ka bërë jehonë në të gjitha mediat ruse. “Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se qeveria e vendit do të shqyrtojë mundësinë dhe do të marrë një vendim për këtë çështje”, shkruan TASS.

“Unë si komandant suprem i ushtrisë do t’i paraqes një kërkesë qeverisë së Serbisë që vendimi për rifillimin e stërvitjeve të përbashkëta me NATO-n, si dhe me partnerët tanë të tjerë, të cilat i kemi mbajtur më parë, të shqyrtohet së shpejti”, tha Vuçiç.

Shumë media ruse e kanë për këtë lëvizje si një hapje dere ndaj NATO. Disa kanë pyetur madje dhe ekspertë, të cilët e shohin si një humbje të sovraniteti. Madje sipas tyre, Beogradi mund të shkojë dhe drejt vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Aleancën e Atlantikut të Veriut janë hapi i parë drejt humbjes së sovranitetit. Nga ana tjetër, çfarë mund të bëjë tjetër Vuçiç në kushtet kur vendi i tij është nën presionin e Perëndimit kolektiv, duke kërkuar të mbështesë sanksionet anti-ruse? Dhe ai foli me mjaft kujdes”, tha një ekspert rus.

ADVERTISEMENT

Stoltenberg, po ashtu, tha në Beograd se autorët e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë.

“Ne e mirëpresim faktin që Serbia është e gatshme të bashkëpunojë”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp me Vuçiçin.

Stoltenberg tha se temë e bisedës me Vuçiçin ishte edhe sulmi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gjatë protestës së komunitetit serb në Zveçan, në fund të majit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se “mirëpret dhe mbështet formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ky do të ishte çelësi i normalizimit të marrëdhënieve. U bëj thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialog nën kujdesin e BE-së, kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të përhershëm”, tha ai.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Dardanët e rinj kualifikohen në “Elite Round”

Dardanët e rinj kualifikohen në “Elite Round”

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

13 ORË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

14 ORË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

14 ORË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

16 ORË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

17 ORË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

12 ORË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

12 ORË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

13 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

2 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL