FB
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se ka rritur vetem deficitin tregtar, edhe pse ka ardhur në pushtet me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi.
Sipas Rukiqit janë 5 miliardë më pak në ekonominë tonë. Ai ka thënë edhe se s’ka asnjë reform fiskale që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor dhe asnjë investim të huaj në prodhim.
‘’Kjo qeveri që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar, 5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhën e pas luftës. Rritje rekorde e importeve, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike’’, ka shkruar Rukiqi.